Trajneri i Real Madrid, Alvaro Arbeloa, ka dalë para mediave në prag të ndeshjes së parë të “play-off”-it të Ligës së Kampionëve kundër Benficas, e cila do të zhvillohet këtë të martë në stadiumin Estadio da Luz.
Ai ka theksuar se skuadra e tij është e vetëdijshme për vështirësinë e sfidës, por mbetet e fokusuar vetëm te fitorja.
“E dimë sa e vështirë është të luash këtu, për shkak të atmosferës dhe nivelit të kundërshtarit. Duhet të japim maksimumin, sepse objektivi ynë është të fitojmë”, deklaroi Arbeloa.
Arbeloa foli edhe për marrëdhënien e tij me trajnerin portugez José Mourinho, duke theksuar respektin e madh që kanë për njëri-tjetrin.
“Jemi miq shumë të mirë dhe i dëshirojmë gjithmonë më të mirën njëri-tjetrit. Por tani objektivi im është ta eliminoj Benfican dhe të vazhdojmë përpara”, u shpreh ai.
Ai shtoi se është i bindur që tifozët e Real Madridit do ta presin Mourinhon me ovacione në “Santiago Bernabéu Stadium”, për shkak të kontributit të madh që portugezi ka dhënë për klubin.
Trajneri madrilen refuzoi të marrë merita personale për formën e mirë të ekipit, duke ia atribuar suksesin lojtarëve.
“Merita kryesore është e futbollistëve. Ata punojnë shumë dhe e përgatisin çdo ndeshje si një finale. Me këtë mentalitet po arrijnë rezultatet e mira”, tha ai.
Ai veçoi edhe mesfushorët si Federico Valverde, Eduardo Camavinga, Aurélien Tchouaméni dhe Arda Güler, duke i lavdëruar për punën e tyre dhe kontributin në stabilitetin e ekipit.
Arbeloa konfirmoi se Kylian Mbappé ka udhëtuar me skuadrën dhe do të stërvitet, por nuk zbuloi nëse do të luajë nga minuta e parë.
“Ai është këtu me ne dhe do të stërvitet. Nesër do të shihni nëse do të luajë apo jo”, tha trajneri.
Në fund, Arbeloa e bëri të qartë se synimi i Real Madridit nuk është vetëm eliminimi i Benficas, por fitimi i trofeut.
“Ne gjithmonë mendojmë për të fituar. Objektivi ynë nuk është vetëm të kalojmë këtë fazë, por ta fitojmë Champions League”, përfundoi ai, duke paralajmëruar një ndeshje shumë të fortë në Lisbonë.
Kujtojmë se Benfica e mposhti para dy jave Real Madridin në këtë stadium me rezultat 4-2, në kuadër të fazës së ligës të Ligës së Kampionëve./Arbresh.info
Macron uron Osmanin, kërkon që marrëveshjet e Brukselit dhe ...
Ylber Ramadani realizon gol të bukur ndaj Cagliarit
Legjenda e Romës, Francesco Totti pranë rikthimit në klub me...
Asllani, Rashica e Muçi më të bashkuar se kurrë, darkojnë së...
“Mike e madhe e Kosovës”, Osmani i ndan Medaljen Presidencia...
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me urdhërar...