Mesfushori i Romas, Steven Nzonzi thuhet se do të kërkojë gjatë verës rikthimin në Premierë Ligë.
Bazuar në një raport nga Gazzetta dello Sport, Nzonzi do të dëshironte të rikthej në Angli, ku djali i tij aktualisht banon, transmeton portali arbresh.info.
Francezi ka luajtur më parë te Blackburni dhe Stoke City gjatë një periudhe gjashtë vjeçare para se t’i bashkohej Sevillas në vitin 2015.
Megjithatë, gazeta shton se Roma ende nuk ka pranuar ndonjë ofertë nga klubet e Premierë Ligës dhe se Olympique Marseille është e vetmja skuadër e interesuar.
30-vjeçari i ka ndihmuar skuadrës së Francës për të fituar Kampionatin Botëror të vitit të kaluar dhe ishte njëri nga mesfushorët që zëvendësoi Radja Nainggolanin dhe Kevin Strootmanin në Olimpico verën e kaluar.
Ai ka luajtur 32 herë për “Giallorossët” gjatë sezonit 2018/19, por do të përfundojë edicionin pa ndonjë trofe./arbresh.info/
Lutfi Haziri: Lumir Abdixhiku është kandidati që e përkrahim...
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...
Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet t...
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...
Pëson lëndime të rënda me motor, vdes shtetasi i huaj në Pri...