Arsenali është nikoqir i Manchester City për përballjen në kuadër të Ligës Premier.
Ndeshja që fillon në ora 20:30, do të luhet në stadiumin “Emirates”.
Për shumë njohës, kjo ndeshje mund të jetë përcaktuese për titull.
Arsenal ndodhet në vendin e parë aktualisht, me 1 ndeshje më pak se Manchester City, të cilën do ta luajë sot në orën 20:30 në Emirates Stadium.
“Topçinjtë” e Artetës ndodhen në krye të tabelës me 51 pikë dhe dy ndeshjet e fundit në Premier League nuk kanë rezultuar ashtu siç pritej për ta, pasi kanë marrë vetëm 1 pikë në dy sfidat.
Nga ana tjetër, Manchester City ndodhet në vendin e dytë me 48 pikë dhe në 5 ndeshjet e fundit, skuadra e Pep Guardiolës ka marrë 2 humbje dhe 3 fitore.
Mikel Arteta do të luaj ndaj ish-shefit të tij, Pep Guardiolës. Vitin e kaluar ishte përfolur shumë fitorja e Cityt ndaj Arsenalit në sekondat e fundit të ndeshjes në një sfidë ku gjyqtari kryesor kishte bërë disa gabime fatale që ndikuan edhe në rezultat.
Pas “Memories”, Gjesti nis përgatitjet për këngë...
Aktakuzë kundër dy personave për marrje dhe dhënie të ryshfe...
`Diella` fiton çmimin e parë për përdorimin e inteligjencës ...
BE: Procesi i dialogut nuk dëmtohet për shkak të Lajçakut
Spanja do të ndalojë hyrjen e personave nën 16 vjeç në rrjet...
Dënohet me 12 vjet e 6 muaj burgim Sërgjan Lazoviq për krime...