Prej një muaji stadiumi “Air Albania” është mbyllur dhe nuk po zhvillohen më aty ndeshje të Kategorisë Superiore.
FSHF-ja ka argumentuar këtë kyçje të impiantit më modern në vend për shkak se më 25 maj do të zhvillohet finalja e parë në historinë e kompeticionit më të ri të UEFA-s, Liga e Konferencës.
Natyrisht ky event është historik edhe për futbollin shqiptar, por ajo që habit është fakti se në asnjë vend tjetër në Europë, qoftë për finale të Ligës së Kampioneve apo të Ligës së Europës, nuk mbyllet stadiumi një muaj para.
Tashmë edhe derbi Partizani-Tirana, i parashikuar të zhvillohet më 8 maj, me shumë mundësi nuk do të luhet në “Air Albania”.
FSHF-ja duhet të marrë një leje nga UEFA, në mënyrë që të lejojë zhvillimin e derbit në këtë impiant./Panoramasport/
Lumi Lushta del nga shtrati në Vaganicë, vështirësohet qarku...
Ten Hag emërohet Drejtor Teknik i Twentes
Lëshohet për qarkullim rruga Drenas-Komoran
Numërohen mbi 50% të votave të personave me nevoja të veçant...
Numërohen mbi 90% të votave me kusht, kjo është renditja
Ministri Vengu: Janë evakuuar mbi 100 banorë, strehime në Ko...