Cristiano Ronaldo insiston se e ardhmja e tij është plotësisht në duart e Real Madridit.
33-vjeçari ka shijuar një tjetër sezon të shkëlqyer në Santiago Bernabeu duke shënuar 44 gola brenda 43 ndeshjeve derisa po afrohet finalja e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit, transmeton portali arbresh.info.
“Jam mirë, jam i lumtur. Nuk mund të ankohem. Të shtunën, ne luajm një tjetër finale. Tifozët janë me Cristianon. Jam i mirë këtu, por ka gjëra që nuk varen nga unë”, i ka thënë Ronaldo shout televiziv në Spanjë ‘El Chiringuito de Jugones’.
“Në shtëpinë time, po [gjërat varen nga unë], por jo në shtëpinë e Real Madridit [që merr vendimet e tyre si një klub]”
Finalja e Ligës së Kampionëve zhvillohet më 26 maj duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...
Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashë...
Vdekja e Engel, Abdixhiku: Humbëm një mik të madh, por mbësh...
Vjosa Osmani: Eliot Engel ishte zëri i Kosovës në Kongresin ...