Ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare kikbokseri belg, Frederic Sinistra.
Sipas mediave lokale, Sinistra ka vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19, derisa kishte refuzuar të vaksinohej.
Në një postim të fundit të bërë nga ai, aty thuhej se gjendja i ishte përmirësuar dhe do të rikthehet së shpejti.
“Do të kthehem një mijë herë më i fortë”, kishte shkruar ai në postimin e fundit të bërë më 13 dhjetor.
Lajmin për vdekjen e Sinistras e ka konfirmuar edhe trajneri i tij, Osman Yigin, që e kishte këshilluar që të vaksionohej.
Madje, ishte pikërisht Yigin, ai që e bindi belgun të shkonte në spital kur u infektua me coronavirus në fund të nëntorit.
Orav sinjalizon se BE mund të kërkojë rrugë tjera për zbatim...
Sorensen thotë se ka arritur të sigurojë harmonizim me SHBA’...
Kosova U21 publikon listën për ndeshjet e marsit
Bordi i Paqes dorëzon propozimin për çarmatosjen e Hamasit
Rama: Historia do mbajë mend vetëm një emër, Partinë Sociali...
Haradinaj: Mbështetje dhe barazi për personat me Sindromën D...