Chelsea ka shënuar fitore në ndeshjen miqësore ndaj Arsenalit.
“Blutë” e Londrës ia dolën të fitojnë me rezultat të ngushtë 1 – 2, shkruan lajmi.net.Kai Havertz zhbllokoi rezultatin pas një pasimi të bukur nga Timo Werner që e vendosi një me një me portierin (26′).
Pavarësisht rasteve të shumta, dy skuadrat nuk gjetën golin dhe shkuan në pushim me këtë rezultat.
Në pjesën e dytë, Arsenal fillimisht ishte më kërkues.Pas një harkimi të bukur nga Nicolas Pepe, mesfushori Granit Xhaka realizoi me kokë për të barazuar rezultatin (69′).
Por, vetëm pas tre minutave, Hector Bellerin gaboi në mbrojtje duke ia pasuar topin Tammy Abraham që lehtësisht gjeti golin (72′).Kësisoj, epilogu përfundimtar i ndeshjes ishte 1 – 2.
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje