Dita e sotme ka qenë fatale për skuadrën e Real Madridit.
Pasi morën lajmin se Camavinga, Rudiger dhe Ferland Mendy kanë humbur sezonin, një tjetër futbollist madrilen nuk mund të luaj më pjesën më të rëndësishme të këtij edicioni, shkruan Arbresh.info.
Bëhet fjalë për mbrojtësin austriak, David Alaba.
Sezoni për 32-vjeçarin ka përfunduar pasi ai ka pësuar këputje të meniskut të brendshëm.
Këtë e ka konfirmuar vetë Real Madridi përmes një postimi në rrjetin socia Facebook.
Trajnerit Ancelotti i mbeten vetëm Asencio, Vallejo dhe Tchouameni si qendërmbrojtës, teksa në krahun e majtë Fran Garcia.
Real Madridi është në luftë për La Liga ku është katër pikë mbrapa Barcelonës, teksa është eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe ka humbur finalen e Kupës së Mbretit të shtunën. Lufta për La Liga është ende e hapur duke marrë parasysh ndeshjen Barcelona – Real Madrid, që zhvillohet me 11 maj.
Kujtojmë që nëse La Ligan nuk arrin ta fitojnë ata kanë mundësi ta shpëtojnë sezonin me një trofe duke fituar Kupën e Botës për Klube i cili nis në qershor./Arbresh.info
Nisma nuk arrin marrëveshje me PDK-në, garon e vetme në zgje...
Go+ Peja rikthehet tek fitorja, mposht Yllin
Limaj: Nëse kalojmë pragun dhe futemi në Kuvend bashkohemi m...
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...