“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ pas humbjes së thellë nga Atletico

23:13 | 13 Shkurt 2026
Q L

Barcelona pësoi një humbje të rëndë ndaj Atletico Madrid në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, duke u mposhtur 4-0. Ky ishte rezultati më i keq i Barcelonës ndaj Atleticos që nga viti 1960, humbja më e rëndë në karrierën trajneriale të Hansi Flick, si dhe hera e parë që katalanasit pësuan katër gola brenda një pjese që nga humbja 8-2 kundër Bayern Munich të Flick.

Pas ndeshjes, Flick u shfaq relativisht i qetë para mediave, duke pranuar se skuadra e tij kishte marrë një “leksion” në pjesën e parë. Megjithatë, ai mbrojti publikisht ekipin, duke thënë se është krenar për sezonin deri tani. Ajo që e irritoi më shumë ishte arbitrimi, pas një rishikimi të gjatë të VAR-it që zgjati tetë minuta.

Megjithëse në publik u tregua i përmbajtur, brenda dhomave të zhveshjes situata ishte krejt ndryshe. Sipas Sport, në 18 muajt që nga ardhja e tij, askush nuk e kishte parë Flick kaq të zemëruar. Ai nuk e përmbajti aspak frustrimin dhe foli me zë të lartë ndaj lojtarëve – një shenjë e qartë ishte zëvendësimi i Marc Casado në pjesën e parë me Robert Lewandowski.

Edhe pse pas zëvendësimit i tregoi pak mbështetje Casados, Flick “shpërtheu” në pushimin e pjesës së parë, duke theksuar se ishte hera më e madhe që ishte zemëruar gjatë kohës së tij në klub. Një nga frazat që u tha lojtarëve ishte: “Ju meritoni të jeni duke humbur me më shumë gola.”

Kjo u konfirmua edhe nga Mundo Deportivo, që raportoi se të premten në mëngjes Flick u tha lojtarëve se nuk e kuptonte si kishin hyrë në fushë me kaq pak intensitet. Pas analizës së videos, ai e cilësoi pjesën e parë si paraqitje pa intensitet, pa shpirt dhe pa dëshirë për të garuar – mesazh që u përforcua edhe nga drejtori sportiv Deco.

Flick ishte veçanërisht i pakënaqur me mesfushën dhe sulmin. Edhe pse mbrojtja me Eric Garcia dhe Alejandro Balde mori kritika të forta, trajneri u zemërua më shumë me mesfushorët qendrorë dhe repartin ofensiv për mungesën e presionit në fillim të ndeshjes.

Tani Flick ka tre ditë për të gjetur zgjidhje taktike dhe emocionale para ndeshjes ndaj Girona FC në Estadi Montilivi. Çdo rezultat tjetër përveç fitores mund të rrisë pasigurinë dhe të godasë edhe më shumë besimin te Barcelona

Shpërndaje në rrjete sociale