I zhgënjyer nga Federata e futbollit të Kosovës që dy herë ia refuzoi kërkesën duke mos i dhënë fitore në tavolinë kundër Malishevës, Tahir Batatina po mendon që t’ia kthej me të njëjtën monedhë FFK-së.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë që Llapi do ta shfrytëzoj mundësinë për tua ndaluar futbollistëve të vet pjesëmarrjen e tyre në cdo reprezentacion të FFK-së.
“Do t’i ndal të gjithë lojtarët e Llapit, nuk do t’i lë më në asnjë reprezentacion sepse ky është diskriminim ndaj një skuadre me organizim gjigant. Kënd po e pengon Llapi, do ta shohim nga tash e tutje’’, deklaroi për Express Batatina.
Për më tepër, Batatina ka paralajmërua për Express se Llapi do ta tërheq ekipin edhe nga Liga U21.
“Llapi nuk do të marrë më pjesë në gara me ekipin U-21 sepse kjo është padrejtësia e radhës dhe nuk kemi nevojë të shpenzojmë kot kur nuk përfillen rregullat, aktet normative”, vazhdoi ai.
Malisheva e mposhti Llapin në fushë me rezultat 2-1.
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...