Xhudistet, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, nuk e kishin ditën e tyre. Kampionet tona nuk arritën të fitojnë medalje në ditën e parë të Grand Prixit të xhudos, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Nora Gjakova (-57 kg), humbi luftën për medaljen e bronztë përmes repesazhit, nga japonezja, Haruka Funakubo.
Kampionia e Evropës, Gjakova, në përgjithësi shënoi katër fitore.
Distria Krasniqi, fitoi luftën e parë, kurse u ndal në raundin e dytë nga ukrainasja, Daria Bilodid, kampione e Evropës për vitin e kaluar.
Krasniqi garoi në kategorinë -48 kg, me të cilën synon të fitojë normën Olimpike Tokyo 2020, pasi në kategorinë -52 kg është kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, dhe një shtet nuk mund të dërgojë në Lojëra Olimpike me dy garuese të të njëjtës kategori.
Kjo ishte garë për pikë kualifikuese për Tokyo 2020, prandaj edhe morën pjesë garuesit më të mirë në botë. Nesër garon Akil Gjakova (-73 kg), të cilit u urojmë suksese.
Presion dhe kanosje ndaj votuesve raportohet në Mitrovicë të...
Zelensky thotë se Rusia ‘nuk dëshiron paqe’, për...
Rama: Shqipëria 54 vende më lart në qeverisjen digjitale
Plagoset me armë zjarri një person në Suharekë, arrestohen p...
Kandidati i PDK-së për kryeministër voton në Mitrovicë të Ju...
Kurti: Pjesëmarrja në votime reflektohet edhe në cilësinë e ...