Lionel Messi ka këmbëngulur se nuk e bëri asnjë gabim kur vendosi për t’iu bashkuar Paris Saint-Germainit në verë, pavarësisht një fillimi turbulent të karrierës në Paris.
Jo gjithçka nisi mirë për Messin në PSG, pasi argjentinasi nuk arriti të shënojë në tri ndeshjet e para, para se ta gjente golin në fitoren e PSG-së kundër Manchester City në Ligën e Kampionëve dhe ta pësonte humbjen e parë në disfatën 2:0 kundër Rennes.
Por Messi nuk ka asnjë pendesë për kalimin në Paris Saint-Germain, klubin e vetëm fanellën e të cilit e ka veshur përvec Barcelonës.
Në një intervistë ekskluzive për revistën France Football, e cila do të publikohet të shtunën që vjen, Messi foli për herë të parë për një medium për kalimin në PSG.
“Nuk gabova që erdha në PSG”, është një fjali që veçohet nga intervista e Messit, raporton GE.
Messi nënshkroi marrëveshje dyvjeçare me PSG-në në verë, nga e cila thuhet se do t’i përfitojë 94 milionë euro. Ai ka mundësi ta zgjasë marrëveshjen edhe për një vit.
Messi iu bashkua gjigantin francez si lojtar i lirë, sepse Barcelona nuk qe në gjendje ta regjistroi atë si lojtar të vetin për shkak të krizës financiare dhe rregullave financiare të La Ligës.
Qeveria në detyrë voton pro zbatimit të vendimeve të CEFTA-s
Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e ...
Kurti: Kosova ka qenë përherë e përkushtuar ndaj integrimit ...
Busti i Adem Jasharit inaugurohet në Hamil të Fierit
BE bie dakord për kredi 90 miliardë euro për Ukrainën
Barcelona e vendosur për ta mbajtur Rashford-in