“Blutë e Londrës” mposhtën Fulhamin me rezultatin 2:0, shkruan lajmi.net.
Rezultati u zhbllokua shumë shpejtë nga lojtarët e Maurizio Sarri, të cilët realizuan qysh në minutën e 4’, me anë të Pedro Rodriguez.
Londinezët vuajtën për ta gjetur golin e qetësisë, edhe pse krijuan raste të shumta për gol.
Ishte Ruben Loftus Cheek që realizoi golin e qetësisë tek në minutën e 82’ të takimit, pas asistimit të Eden Hazard.
Ky ishte goli që vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtarë të këtij takimi.
Me këtë fitore, Chelsea grumbullon 31 pikë, 7 më pakë se liderët e Manchester City dhe vetëm një më shumë se Tottenham, të cilët do të përballen me Arsenal.
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...