Zinedine Zidane ka përsëritur se skuadra e tij nuk do të krijoj korridorin e nderit ndaj kampionit të ligës – Barcelonës në El Clasicon e së dielës.
Trajneri francez iu referua fitores së Kupës së Botës për Klube nga Madridi që nuk u respektua nga gjiganti katalunas dhe insistoi se ai dhe klubi i tij tashmë kanë shfaqur respektin e tyre dhe kanë uruar ata, transmeton portali arbresh.info.
“Neve nuk na është krijuar korridori i nderit pasi fituam Kupën e Botës për Klube, nuk ishte e rëndësishme”, u ka thënë Zidane gazetarëve në konferencën para ndeshjes.
“Ata ishin në atë kompeticion gjithashtu sepse ata u kualifikuan në të përmes Ligës së Kampionëve, pjesë e të cilës edhe ishin. I njëjti parim është edhe në La Liga”
“Këto korridore nderi janë për respekt dhe ne e kemi shfaqur atë, dy trofetë e tyre janë fantastik, i uroj ata dhe kjo është situata”
El Clasico e dytë ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit për këtë sezon në La Liga zhvillohet nesër në Camp Nou duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
Kaos dhe rrezik për qytetarët në punimet e sheshit ‘Xh...
Moti sot në Shqipëri
Irani hedh poshtë kërkesën e Trump për të hapur Ngushticën e...
Pasojat e luftës ndihen edhe në mjedis, paralajmërimi i OKB:...
Irani, vendi me ndërprerjen më të gjatë të internetit në his...
Kurti e Abdixhiku takohen sot për çështjen e presidentit