Juventusi ka fituar ndaj Beneventos me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Serie A.
Zonja e Vjetër ka marr edhe fitoren e katërt radhazi në kampionatin italian, fitore kjo që e ngrit në pozitën e dytë në tabelë.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Gonzalo Higuain (57’) dhe Juan Cuadrado (66’) për Bianconerët, ndërsa për mysafirët shënoi Amato Ciciretti (19’).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht sulmuesi argjentinas, Higuain, i cili u vlerësua me notë 8.2.
Ndërsa, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mesfushorin mysafirë, Raman Chibsa, që u notua me 5.8.
Në këtë ndeshje për 90 minuta luajti edhe mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshiti, që pati paraqitje solide duke u notuar me 6.4.

Ministri Ferit Hoxha takohet me ministrin e Jashtëm serb: Fo...
Mot me diell të dielën, temperaturat deri në 23 gradë
Peja kalon në gjysmëfinale pas fitores ndaj Yllit, përballet...
Irani: Në Ngushticën e Hormuzit do kalojnë vetëm anijet që p...
Babai i Mateos takon për herë të parë “nusen” Brikenën: “Jam...
Mateo vjen në studion e Big Brother VIP, finalisti shkëmben ...