Nora Gjakova e ka nisur vitin 2020 me medaljen e bronztë, të fituar sot në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.
Kampionia e Evropës 2018 dhe nënkampione e 2019-tës fitoi të bronztën në kategorinë -57 kilogramë, përmes repesazhit, transmeton Klan Kosova.
Ajo mposhti në luftën për të bronztën portugezen, Telma Monteiro.
Në luftën e parë mposhti Leung të Kinës, pastaj Kionkinan e Rusisë, për t’u ndalur në çerekfinale nga Receveaux e Francës, ndërsa në luftën e parë në repesazh, mposhti Larisa-Alexandra Florian të Azerbajxhanit.
Krahas medaljes së artë, Nora fitoi edhe 350 pikë Olimpike në rrugën drejt normës Olimpike Tokio 2020.
Sot garuan edhe Flaka Loxha (-57 kilogramë) dhe Erza Muminoviq (-52 kilogramë), të cilat debutuan në garën e senioreve, por që nuk arritën të kalojnë luftërat e para. Nesër garon Laura Fazliu (-63 kilogramë).
Grand Prixi i Tel Avivit është gara e parë për 2020, e vlefshme për pikë Olimpike Tokio 2020.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...