Xhudistet tona, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi kanë kaluar në finalen e madhe të Grand Prix ‘Tashkent 2018’.
Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi kanë vazhduar me fitore në Grand Prixin e xhudos që po mbahet në Uzbekistan.
Si Gjakova, ashtu edhe Krasniqi kanë arritur të kalojnë në finale të ‘Tashkent 2018’.

Xhudistja Gjakova fitoi në kategorinë deri në 57 kilogramë, pasi mposhti në gjysmëfinale Kaja Kajzer të Sllovenisë.
Në anën tjetër, Krasniqi në kategorinë deri në 48 kilogramë e mundi në gjysmëfinale Amber Gersjes për të kaluar në finale.
Gjakova në finale do të luaj ndaj gjermanes Theresa Stoll, ndërsa Kransiqi do të përballet me Eva Csernoviczi nga Hungaria.
Në finale para disa minutash arriti edhe Majlinda Kelmendi në kategorinë deri në 52 kilogramë./Telegrafi/
Kongresmeni amerikan: Kosova duhet të bëhet pjesë e NATO-s
GO+ Peja fiton në kryeqytet ndaj Sigal Prishtinës
Partia qeverisëse e Japonisë drejt një fitoreje të thellë në...
Gjesti lajmërohet pas shumë kohe në rrjetet sociale, shkruan...
Xherdan Shaqiri protagonist kryesor në rikthimin e madh të B...
Benita refuzon të shkoj në dasmën e Klodit dhe Elijonës