Noni Madueke mendon se tifozët e Arsenali kanë çdo të drejtë të jenë të entuziazmuar për pjesën e mbetur të sezonit, pasi skuadra mbajti gjallë shpresat për katër trofe me fitoren 4-0 ndaj Wigan Athletic në FA Cup.
Madueke hapi serinë e golave teksa Arsenali kaloi në epërsi prej katër golash brenda 27 minutave të para të dielën, duke u bërë skuadra e parë nga Liga Premier që shënon katër gola brenda gjysmë ore në një ndeshje të FA Cup.
Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta mbetet në garë për të fituar të katër trofetë madhorë të disponueshëm në sezonin 2025-26. I pyetur nëse tifozët duhet të entuziazmohen, Madueke u shpreh për TNT Sports:
“Mendoj se kanë çdo të drejtë të jenë të entuziazmuar”.
“Ne po punojmë shumë për të ofruar nivelin që duhet të kemi me paraqitjet tona tani”.
“Ky është fokusi ynë kryesor dhe mendoj se është emocionuese, por duhet të vazhdojmë të bëjmë gjërat e duhura çdo ditë”.
Pasi asistoi edhe për Martinellin, Eze u bë lojtari i parë i Arsenalit që jep dy asistime në një ndeshje të FA Cup në “Emirates Stadium” që nga Hector Bellerin kundër Sunderland në janar 2016.
Eze ishte kritikuar pas paraqitjes kundër Brentfordit në ndeshjen e fundit, por Madueke u shpreh i lumtur që bashkëlojtari i tij rikujtoi cilësitë që zotëron.
“Ai ishte i jashtëzakonshëm sot. Ai kontrolloi gjithçka nga mesi i fushës dhe pati dorë në të gjithë golat. Jam shumë i lumtur për të”./Telegrafi
A do të heqë dorë Irani nga programi raketor në këmbim të nj...
Aksi Qafë Thore-Theth vijon të jetë i bllokuar nga bora, aut...
Një ditë para Ditës së Pavarësisë, Edi Rama vjen në Kosovë
Presidenti Trump uron Presidenten Osmani: Mbështesim fuqishë...
Liverpooli po përgatit një ofertë prej 95 milionë eurosh për...
OVL-UÇK: Një rezolutë e mbështetur nga 30 deputetë zviceranë...