Michael Schumacher nesër (e enjte) i mbush 50 vite.
Michael Schumacher do ta festoj ditëlindjen e tij për herë të parë pas pesë vitesh qëndrimit në koma.
Ish-trajneri i legjendës së Formula 1, Ross Brawn, ka thënë se ai është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e tij, duke bërë me dije se ata kanë bërë mirë që e kanë mbajtur të fshehtë gjendjen e tij.
Por, ish-menaxheri i Schumacher, Willi Weber, ka thënë se nuk është në rregull që fansat e tij nuk dinë asgjë rreth jetës së legjendës.
“Më vjen shumë keq që fansat e Michael nuk e dinë gjendjen e tij. Pse nuk u tregohet e vërteta?”, ka thënë Webber.
Ndërsa, Brawn ka reaguar duke thënë se ai është në kontakt me familjen e Schumacher dhe është i mirë ai vendim.
“Unë jam në kontakt të vazhdueshëm me familjen e tij dhe pajtohem me vendimin e tyre.
“Michael gjithmonë ka qenë person që e ka mbajtur të fshehur jetën e tij dhe unë e kam respektuar gjithmonë atë vendim.
“Unë jam i sigurt që miliona fansa do ta kuptojnë atë dhe duhet ta respektojnë atë vendim”, ka shtuar më tej Brawn
Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme
Moti sot
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...