Aleksandar Mitrovic besohet të jetë në prag të transferimit te skuadra spanjolle Real Betis pas dëbimit të Fulhamit nga Premierë Liga.
Futbollisti serb iu bashkua “Cottagers” verën e kaluar duke nënshkruar kontratë pesë vjeçare pas marrëveshjes 22 milionëshe, por nuk ka qenë në gjendje për të parandaluar klubin nga dëbimi në Championship pavarësisht 11 golave të shënuara brenda 37 paraqitjeve, transmeton portali arbresh.info.
West Ham United thuhet se është seriozisht i interesuar në Mitrovicin si një alternativ të top shënjestrës Maxi Gomez.
Bazuar në një raport nga Daily Star, Betisi aktualisht është 8 milionë funta larg vlerës prej 30 milionë të vendosur nga Fulhami për 24-vjeçarin.
Pas kalimit të Luka Jovic në Real Madrid, Aleksandar Mitrovic mund të jetë një futbollist tjetër me prejardhje nga Serbia në La Liga./arbresh.info/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...