Portugalia pranoi gol të vonshëm dhe rrezikoi tej mase të pësonte edhe një herë në minutën e fundit të kohës shtesë kundër Iranit, por sulmuesi Mehdi Taremi qe i pasaktë nga afërsia dhe për fatin e saj të mirë Portugalia shpëtoi me një barazim, i cili e lë në vendin e dytë në Grupin B dhe me një detyrë të vështirë ndaj Uruguait në rundin tjetër.
Për Cristiano Ronaldon në veçanti, kjo ishte një natë për t’u harruar, transmeton Gazeta Express.
Numri 7 e nisi mirë takimin dhe ishte mjaft i gjallë në fillim, por me vazhdimin e ndeshjes luajti sec herë e më dobët, dhe pati një pjesë të dytë shumë të dobët, duke e humbur penalltinë në minutën e 53-të, të cilën ia priti portieri Alireza Beiranvand.
Shtatë minuta para fundit, Ronaldo ka mundur edhe të përjashtohej nga ndeshja pas një ndërhyrjeje jo sportive ndaj Saeed Ezatolahi, por gjyqtari vendosi ta lëshojë me vetëm një karton të verdhë pasi i rishikoi incidentin në VAR.
Më pas erdhi barazimi i vonshëm i Iranit, kur Karim Ansarifard bëri atë që ylli i Real Madridit s’e bëri, shënoi nga penalltia.
Pas një fillimi të shkëlqyeshëm në turneun në Rusi, paraqitja e mbrëmshme është nga ato që Ronaldo dëshiron t’i harrojë sa më shpejt.
U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – ...
Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më li...
Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja
Haxhiu bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë për Rexhep Q...
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...