Galatasaray thuhet se është duke tentuar të josh yllin e Liverpoolit, Xherdan Shaqirit, për transferim në formë huazimi në Turqi gjatë muajit janar.
Reprezentuesi kosovar e Zvicrës ka qenë startues në vetëm dy ndeshje në Premierë Ligë këtë sezon pas kalimit të tij gjatë verës nga Stoke City në Anfild, transmeton portali arbresh.info. 
27-vjeçari ka pasur të limituara shanset e tij në skuadër për shkak të Sadio Manes dhe Mohamed Salahs, por ka shkëlqyer në momentin kur i është dhënë mundësia nga Jurgen Klopp.
Bazuar në një raport nga ‘TMW’, Faith Terim do t’i ofrojë një rrugë largimi anësorit kosovar gjatë merkatos së transferimeve në janar duke i siguruar një pozitë të rregullt në formacionin starutes te skuadra e tij.
Megjithatë, besohet se Liverpooli nuk do bëjë marrëveshje për largimin e një lojtari si Shaqiri, i cili konsiderohet si anëtar i rëndësishëm i skuadrës.
Po ashtu, raportet kanë sugjeruar se Real Betisi ka qenë duke kërkuar gjithashtu ish yllin e Bayern Munichut në rast se klubi anglez arrin të siguroj shërbimet e Iker Munianit nga Athletic Bilbao.
Shaqiri ka bërë gjithsej dhjetë paraqitje brenda të gjitha kompeticioneve për “Redsat” këtë sezon duke shënuar vetëm një herë deri tani.
Ai pritet të jetë i pranishëm në skuadrën e Liverpoolit për ndeshjen kundër Fulhamit të dielën, pasi ishte lënë jashtë linjave gjatë disfatës 2 me 0 kundër Red Star Belgrades në Ligë të Kampionëve./arbresh.info/
Manipulimi i votave në Prizren, një muaj paraburgim ndaj 23 ...
Rama ‘shpërthen’ ndaj protestës së opozitës: Jashtëderdhja n...
Administrata Trump nën presion, gjithçka dihet për vrasjen n...
Gjenden dhe konfiskohen 150 kg eksploziv dhe armatim në një ...
Policia konfiskon armatim të rëndë në një shtëpi të pabanuar...
Katër persona arrestohen për privim të kundërligjshëm nga li...