Është mbajtur sot ceremonia e përurimit të stadiumit të ri të klubit “Prishtina e Re”, një investim i rëndësishëm që pritet të japë shtysë zhvillimit të futbollit vendor dhe jetës sportive në kryeqytet.
Në këtë ngjarje morën pjesë figura të njohura nga jeta sportive dhe ajo publike. Të pranishëm ishin kryetari i “Prishtina e Re”, Rrustem Pacolli, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, si dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Të pranishmit vlerësuan hapjen e stadiumit si një arritje të madhe për sportin kosovar, duke theksuar rëndësinë e infrastrukturës moderne për rininë dhe zhvillimin e talenteve të reja./Arbresh.info
Parashikimi i motit për sot
Transplanti i parë i fytyrës/ Spanjë, realizohet për herë të...
Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?
Al-Nassr dërgon ofertë për Mario Mitajn
Prednizoni ul inflamacionin, por mund të përkeqësojë diabeti...
Klodi i hidhet në përqafim Elijonës, pasi ajo “shqetësohet” ...