Një lojtar i Ligës Premier është akuzuar për përdhunim në grup të një femre gjatë një ndeje të organizuar në periudhën e izolimit.
Femra që e ka ngritur akuzën ka thënë se e kanë droguar, ndërsa të nesërmen ishte zgjuar pranë lojtarit identitet i të cilit nuk është bërë i ditur.
Siç transmeton Daily Star Sunday, viktima e aluduar kishte shkuar menjëherë në polici duke thënë se nuk ka qenë në gjendje që të pranojë ose refuzojë marrëdhënie seksuale.
Në këtë mënyrë, futbollisti është akuzuar për pjesëmarrje në përdhunim në grup në një apartament me qira me miqtë e tij.

Akuzuesja, e cila nuk është identifikuar për arsye ligjore, ka thënë se ka frikë që është keqtrajtuar seksualisht nga shumë miq të lojtarit që ndodheshin në ndejë.
Asaj nuk i kujtohet çfarë ka ndodhur, pos që i ka pirë dy pije dhe dyshon se i kanë qitur diçka në to. Futbollisti, i cili kishte qenë i zhveshur kur është zgjuar i kishte thënë se kanë bërë seks.
Detektivët e kanë intervistuar dhe njëherësh, ajo është ekzaminuar nga mjekët ligjorë. Policia ka nisur hetim për rastin, ndërsa nuk dihet nëse i dyshuari (identiteti i të cilit mbahet i fshehur) është marrë apo jo në pyetje.
Kujtojmë që në javën e kaluar në një incident tjetër, futbollisti i Chelseat, Callum Hudson-Odoi, ishte arrestuar me dyshimin për përdhunim.
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...