Sot në ora 12:00, në Sallën 1 Tetori në Prishtinë, do të mbahet ceremonia hapëse e Kampionatit Evropian të Esports – EEC25, e cila po mbahet për herë të parë në vendin tonë.
Në ceremoninë hapëse do të flasin: Kryetari i Federatës së Esports të Kosovës, Altin Preniqi, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Sekretari i IESF, Boban Totovski.
Në kuadër të ceremonisë do të performohen edhe pika artistike: Sopranoja Arta Jashari me kitaristin Ardit Stafa – interpretojnë këngën “Dashuro” nga Nexhmije Pagarusha; dhe Ansambli Kombëtar “Shota” – performon vallen tradicionale kombëtare./rtk
Edoni dhe Kenani përballë njëri-tjetrit, Juventus iu dëshiro...
“Gjithë kombi po brohoret për ju”, Ambasadorja Ziv mbështet ...
Ish-krerët e UÇK-së pritet ta përcjellin Kosovën nga Haga
Ekzekutohet paga e 13-të për sektorin publik
Shtohen masat e sigurisë për ndeshjen Kosovë-Turqi, bllokohe...
“Jemi me ju”, Osmani i jep forcë Dardanëve për ndeshjen e ma...