Ka nisur ndeshja mes Sllovenisë dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.
Ndeshja po zhvillohet në kryeqytetin slloven, Lubjanë, ku “Dardanët” kërkojnë pikë të rëndësishme.
Kosova ndodhet aktualisht në vendin e dytë në grup dhe, nëse arrin një barazim sonte, do ta sigurojë këtë pozitë dhe do të futet në barazh. Përballja e parë mes dy ekipeve në Prishtinë kishte përfunduar pa fitues.
Në të njëjtën kohë është duke u zhvilluar edhe ndeshja tjetër e grupit, Zvicër-Suedi, me Zvicrën që për momentin kryeson renditjen.
Kosovën e pret një ndeshje po aq e rëndësishme javën e ardhshme në Prishtinë ku do të përballet pikërisht me Zvicrën.
Irani mohon bisedimet me SHBA-në
Osmani kujton Madeleine Albright: Kosova do ta kujtojë me mi...
Trepça rinovon kontratën me trajnerin Adis Beciargic
“Na pret një kundërshtar i vështirë dhe kërkues”...
Kurti: Zvicra është një nga partnerët më çmuar të Kosovës
Flick shpallet trajneri më i mirë i muajit mars në La Liga