Te Barcelona duhet të presin për të siguruar Nico Williams. Sulmuesi i majtë shkëlqeu në sezonin e fundit me Athletic Bilbaon, skuadër me të cilën fitoi Kupën e Mbretit.
22-vjeçari u konfirmua edhe në Euro 2024, kompeticion ku shfaqi gjithë klasin dhe potencialin që zotëron, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në shpalljen kampione të Spanjës.
Barcelona e ka piketuar prej kohësh heroin e iberikëve, por Nico Williams nuk ka ndërmend të lëvizë nga baskët.
Bilbao është skuadra e tij e zemrës dhe sulmuesi nuk preferon ta braktisë. Të paktën edhe për një sezon.
Klauzola e Nicos është 60 mln euro, ndërkohë që drejtuesit katalanas janë gati t’i japin klubit bask 70 mln në total për të refuzuar ofertat e të tjerëve.
PSG dhe Chelsea po ndjekin me kujdes situatën, por futbollisti preferon të mos lëvizë nga La Liga.
Fokusi i Barcelonës për momentin është zhvendosur te Dani Olmo, një tjetër kampion Europe me Spanjën.
Mesfushori i avancuar pëlqehet shumë nga tekniku Hansi Flick dhe drejtuesit po punojnë për të gjetur një marrëveshje me homologët e Leipzigut./ss
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...