Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet që po zhvillohet në kuadër të xhiros së katërt në Superligën e Kosovës në futboll.
Malisheva në stadiumin “Liman Gegaj” po luan baras 1-1 ndaj kampionit të Kosovës, Ballkanit, shkruan Arbresh.info.
Golat u realizuan nga Arbër Prekazi për vendasit, kurse Adetunji barazoi për kampionët.
Ndërkohë në fundin e pjesës së parë, Malisheva mbeti pa një lojtar në fushë kur me karton të kuq u ndëshkua, Etnik Brruti.
Sfidë interesante pas pjesës së parë ishte edhe dueli tjetër mes Suharekës dhe Gjilanit.
Gjilani është në epërsi pas pjesës së parë me rezultat 2-1.
Fillimisht, shënoi Rrahmani për ‘skifterat’, mirëpo suharekasit barazuan menjëherë me kapitenin, Mevlan Zeka.
Ndërkohë, Senad Jarovic ktheu epërsinë për Gjilanin.
Sikurse në ndeshjet tjetër edhe në këtë sfidë pati një karton të kuq, futbollisti i Gjilanit, Kushtrim Shabani u ndëshkua me karton të kuq duke lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak në pjesën e dytë./Arbresh.info
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...