Neymar ka pranuar se do të jetë e vështirë për të luajtur sërish futboll pas eliminimit tronditës të Brazilit nga Kampionati Botëror.
Djelmoshat e Sambas synonin të riktheheshin pas shkatërrimit në gjysmëfinalen e vitit 2014 kundër Gjermanisë për të shkëlqyer në Rusi, transmeton portali arbresh.info. Por, skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Tite u eliminua në çerekfinale nga Belgjika në përmballjen e së premtes.
Kjo do të thotë që Neymar duhet të pres edhe katër vite para se të synoj çmimin më të madh në botën e futbollit. Megjithatë, ylli i Paris Saint Germain ka pretenduar se do të jetë shumë e vështirë për të që të rikthehet në fushë.
“Mund të them se ky është momenti më i keq në karrierën time, është e dhimbshme sepse ne e dinim se mund ta kishim fituar, ne e dinim se ishim në gjendje për të shkuar para, për të shkruar historinë, por kjo nuk ndodhi këtë herë”, ka shkruar Neymar në një postim në llogarinë e tij në Instagram.
“Është vështirë për të gjetur dëshirën që të luaj futboll sërish, por jam i sigurt që Zoti do më jap mua fuqi për tu përballur me çdo sfidë, për këtë unë nuk do të ndalem kurrë duke falënderuar Zotin, madje edhe në disfatë. E di që rrugëtimi juaj është më i mirë se i imi”

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre, jam krenar për të gjithë në këtë. Ëndrra ka përfunduar për tani, por do të mbetet ende e gjallë në kokat tona dhe në zemrat tona”
Neymar krijoi shtatë shanse në disfatën kundër Belgjikës duke u bërë lojtari dytë që e ka bërë një gjë të tillë në Kampionatin Botëror “Rusia 2018” pas Mesut Ozilit për Gjermaninë kundër Koresë Jugore./arbresh.info/
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...