Një gjykatë në Spanjë ka urdhëruar yllin e Barcelonës, Neymar, për të vazhduar gjykimin rreth një mashtrimi në lidhje me fshehjen e të paktën 22 milionë funtave në tarifën e transferimit të tij.
Neymar mund të dënohet me burg nëse shpallet fajtor rreth akuzave se ai dhe familja e tij kanë ndihmuar në fshehjen e miliona të hollave, transmeton portali arbresh.info. Barcelona nënshkroi me Neymarin nga Santos në vitin 2013 për një marrëveshje që u raportua se vlen rreth 57.1 milionë euro.
Klubi në ‘Camp Nou’ ka deklaruar se 40 milionë euro nga tarifa i janë dhuruar familjes së tij, por autoritetet spanjolle kanë shikuar me kujdes marrëveshjen dhe besojnë që tarifa e plotë e transferimit mund të jetë në fakt 83 milionë euro.
Sipas një raporti nga ‘Sky‘, Neymar do të vazhdoj gjykimin së bashku me prindërit e tij, presidentin e Barcelonës – Josep Maria Bartomeu, ish presidentin e Barcelonës – Sandro Rosellin dhe Santosin.
Autoritetet besojnë që kompania braziliane e investimeve ‘DIS’, që mendohet se ka gënjyer rreth tarifës fillestare të transferimit, ka fituar 40 për qind të të drejtave sportive të Neymarit.
Raporti nga burimi i lartpërmendur shton gjithashtu se Neymar mund të dënohet me burg ose me një gjobë të madhe në shpallet fajtor./arbresh.info
Zgjedhjet e Kosovës në fokus të mediave ndërkombëtare
Autoritet nigeriane dalin me njoftim pas aksidentit të ̶...
Veliu i kërkon publikisht llogari Abdixhikut për humbjet: As...
Shkeli Kodin e Mirësjelljes, PZAP dënon Listën Serbe me 45 m...
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...
Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri