Neymar ka komentuar në rrjetet sociale duke thënë se presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, është një shaka.
Sulmuesi 25 vjeçar sapo e ka kompletuar transferimin e tij te Paris Saint-Germain për shumën e 222 milionë eurove, që është edhe më i madhi në histori.
Bartomeu kishe dhënë një deklaratë ku ditë më parë kishte thënë se Neymarit dhe babait të tij Neymar Santos Sr., nuk është dashur tu besojnë.
“Kemi bërë gabim që iu kemi besuar Neymarit dhe babait të tij aq shumë”, kishte thënë Bartomeu.
Neymar e kishte parë në rrjetet sociale deklaratën dhe nuk kishte hezituar të komentojë.
“Ky president është një shaka”, ka shkruar Neymar.
Vetëvendosje fton PDK-në e LDK-në të propozojnë tre emra për...
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...