Neymar është betuar se nuk do të dorëzohet dhe do të gjej një mënyrë për të përmbysur atë që i ndodhi së fundi pasi Paris Saint Germain konfirmoi se ai do t’i nënshtrohet një operacioni në shputën e tij të thyer.
Sulmuesi mund të jetë deri në gjashtë javë jashtë fushës për shkak të lëndimit që mori në ndeshjen si nikoqir të fituar 3 me 0 ndaj Marseilles në kuadër të Ligas 1 të dielën e kaluar, transmeton portali arbresh.info. PSG njoftoi të mërkurën se Neymar do të rikthehet në Brazil për t’iu nënshtruar operacionit dhe 26-vjeçari më pas ka reaguar përmes një postimi mjaftë emocionues në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram.
Ish ylli i Barcelonës postoi një foto të tij i shtrirë në top me mbishkrimin ku shfaq se është i vendosur për të përmbysur lëndimin.
“Pengesat nuk mund t’iu mbajnë poshtë. Në rast se ekziston një mur në rrugën tuaj, mos u dorëzoheni. Gjeni se si të ngjiteni në të”, shkroi Neymar.
Lëndimi lë yllin jashtë fushës në Parc des Princes për ndeshjen kthyese të PSG-së në Ligë të Kampionëve më 6 mars pas disfatës 3 me 1 të pësuar në përballjen e tyre të parë./arbresh.info/
https://instagram.com/p/BfwbOYKDufZ/
Kapet “dileri” në Muriqan, pritet ekstradimi i tij në Kosovë
Mediumi spanjoll zbulon prapaskenat: Zinedine Zidane e refuz...
Haxhiu: Serbia kreu spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë
Zjarr në një apartament në Tiranë
Akuzohet për kultivimin e rreth 11 mijë bimëve kanabis, ekst...
Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, BE: Mbështesim lirinë e s...