Newcastle United, që u promovua në Premierë Ligë sezonin e kaluar, tani raportohet se ka si shënjestër portierin e Barcelonës, Jasper Cillessen.
Sipas raporteve nge mediat angleze, Newcastle është duke kërkuar transferimin e tij pavarësisht formës së mirë të portierit Rob Elliot, i cili ka mbajtur portën e pastër në tri ndeshje deri tani këtë sezon dhe ka luajtur çdo minutë të këtij sezoni në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.
Ndërkohë, Cillesssen ende nuk ka bërë ndonjë paraqitje në La Liga për klubin katalunas, megjithëse është e ditur që ata ndryshojnë portierët varësisht nga kompeticionet se ku luajnë.
28-vjeçari është transferuar te Barcelona gjatë verës së vitit 2016 si një zëvendësues i Claudio Bracos, i cili tani nxehet në bankinën e Manchester Cityt.
Raportet sugjerojnë që portieri holandez dëshiron të largohet nga Spanja në mënyrë për të siguruar kohë të rregullt në fushë./arbresh.info/
Arrestohet një person në Prizren i dyshuar për disa raste të...
Arrestohen dy të rinj në Vlorë, u kapën me kokainë
Haradinaj: Kushtetuta, gardiane e shtetit
Abdixhiku: Kushtetuta, themel i shtetësisë për të ardhmen e ...
Trump kërcënon me tarifa prej 50% për vendet që furnizojnë I...
Ministri iranian thotë se Ngushtica e Hormuzit do të rihapet...