Newcastle ka arritur fitore me rezultat 2-0 edhe në ndeshjen gjysmëfinale të kthimit ndaj Arsenalit në kaudër të Carabao Cup.
Ashtu sikurse edhe në “Emirates Stadium” me po të njëjtin rezultat “Topçinjtë” u mposhtën edhe në “St James Park”, shkruan Arbresh.info.
Pas vetëm katër minutave lojë, Isak shënoi mirëpo goli u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.
Nuk vonoi shumë dhe vendasit gjetën rrugën e rrjetës sërish me anë të Murphy dhe ky gol ishte i rregullt.
Anglezi shënoi për 1-0 në minutën e 19-të. Me këtë rezultat dy skuadrat shkuan në pushimin e pjesës së parë.
Kurse një gol tjetër u shënua shtatë minuta pas nisjes së etapës së dytë me realizator Gordon.
Deri në fund gola të tjera s’pati dhe Newcastle arriti të prek finalen e parë të këtij sezonit, ku do ta presë fituesin e takimit Tottenham – Liverpool./Arbresh.info
Kokalla: Dhomën e hotelit ma pagoi Valon Lluka, se unë s’e p...
Murseli: Është Liridona Murseli, jo Liridona Ademaj
Hamza pas takimit me Giaufret: Integrimi evropian dhe anëtar...
Një mjeke sulmohet nga qentë endacakë në hapësirat e QKUK-së
Mbyllet për publikun seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, ...
Policia identifikon 70-vjeçarin që u gjet i vdekur në një rr...