Legjenda e Manchester United, Gary Nevilla ka pranuar se ka injoruar këshillën e trajnerit, Sir Alex Ferguson gjatë kohës kur ishte në stolin e Valencia.
Në vitin 2015, Neville u bë trajner i Valencia duke bërë shok në tërë botën, transmeton portali arbresh.info.
Për Nevillen ishte hera e parë që ishte trajner i ndonjë skuadre, mirëpo u shkarkua pas tre muajve sepse fitoi vetëm 10 ndeshje në 28 të zhvilluara.
Që prej shkarkimit, Neville ka thënë se asnjëherë nuk do bëhet trajner ndërsa ka zbuluar se pendimi më i madh është që nuk e ka dëgjuar këshillën e Alex Ferguson.

“Ishte e qartë se disa lojtarë ishin të palumtur. Duhet të bëja vendim të madh për lojtarët që nuk ishin me klubin”.
“Me kujtohet se fola me Alex Ferguson dhe këshilla e tij ishte largoji të gjithë, mbroje vetën. Mbaj në skuadër vetëm personat që janë në të njëjtin drejtim si ti”.
“Por nuk e dëgjova. Mundova të flas me disa lojtarë të qëndronin deri në fund të sezonit. Por, nuk ishin të lumtur. Unë injorova këshillën e Sir Alex Ferguson”, deklaroi ai./arbresh.info.
Vdes shoferi i kamionit që u aksidentua në autostradë
Aksident i rëndë trafiku, rrokulliset një kamion në Mazgit
Një muaj paraburgim për katër të dyshuar për shit-blerje të ...
Statovci i reagon Hotit për sulmet ndaj Osmanit: LDK po sulm...
Haradinaj për aleatët e Kosovës: Vendimet kyqe janë marrë në...
Policia sekuestroi 27 patentë shoferë gjatë një jave në rajo...