Gardiani i Bayern Munich, Manuel Neuer ka vazhduar kontratën me klubin e tij.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra bavareze përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Ai ka nënshkruar kontratë të re deri në verën e vitit 2026. Ndryshe marrëveshje e tij aktuale përfundonte me 30 qershor të këtij viti.
38-vjeçari është pjesë e Bayernit nga viti 2011 kur u transferua nga Schalke 04.
Ai ka fituar dy herë tripletën me klubin bavarez në vitin 2013 dhe 2020.
Neuer ka fituar 11 herë Bundesligën, gjashtë Kupa DFB dhe shtatë Superkupa. Ai ka bërë 547 paraqitje me Bayernin, si dhe ka bërë 124 paraqitje për Gjermaninë, me të cilën fitoi Kupën e Botës në 2014.
Neuer është emëruar pesë herë portieri më i mirë në botë IFFHS, portieri më i mirë i dekadës në botë i IFFHS ( 2011-2020), portieri më i mirë i FIFA-s për meshkuj dhe ka dy herë ka qenë futbollisti i vitit në Gjermani./Arbresh.info
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun