Liga e Kampionëve të Basketbollit po hyn në edicionin e saj të 10-të, duke filluar me shortin e Turneve të Raundit të Kualifikimit dhe edicionit të rregullt të mërkurën.
Shorti do të transmetohet në faqen e Ligës së Kampionëve në basketboll, më 2 korrik, nga ora 12:00.
Kampionia e Kosovës, Trepça është në vazon e dytë.
24 ekipe do të garojnë në tre turne të Raundit Kualifikues. Të tre turnetë e Raundit Kualifikues do të zhvillohen në fund të shtatorit. Orari i detajuar i ndeshjeve, si dhe vendi i zhvillimit, do të shpallen më vonë në korrik.
Të tre turnetë e Raundit Kualifikues do të luhen në format eliminues me një ndeshje të vetme, duke filluar nga çerekfinalet. Ekipet nga Vazo 1 do të përballen me ekipet nga Vazo 4, ndërsa ekipet në Vazo 2 do të përballen me ekipet nga Vazo 3.
Tre fituesit e turneut të Raundit Kualifikues do të avancojnë në grupet e edicionit të rregullt. Edicioni i rregullt do të ketë tetë grupe me nga katër ekipe.
Trepça edicionin e kaluar ishte në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, ndërsa më pas pjesë e grupeve të FIBA Europe Cup.
Mitrovicasit fituan titullin, Kupën dhe Superkupën në edicionin e kaluar./Arbresh.info
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...