Klubi i basketbollit Peja të hënën ka paraqitur ankesë të re për vendimin e Komisionit Disiplinor të Federatës së Basketbollit të Kosovës.
KD-ja e përjashtoi Pejën nga Superliga me arsyetim se u largua pa arsye nga ndeshja e tretë finale me Sigal Prishtinën. Por Peja u ankua në Komisionin Arbitrar që shfuqizoi vendimin e disiplinorit dhe ktheu prapë çështjen në këtë komision.
Disiplinori më pas konfirmoi vendimin për përjashtim të Pejës, por klubi pejan edhe një herë ka paraqitur ankesë në Komisionin Arbitrar, transmeton ‘koha.net’.
“Ne besojmë fuqishëm se Komisioni Arbitrar do të shikojë të gjitha faktet dhe do të sjellë vendim të drejtë. Pas vendimit të Komisionit Arbitrar klubi do të bëjë një analizë dhe pastaj do të fillojë me ndërtimin e skuadrës e cila si gjithherë do të luftojë për të qenë më e mira në Kosovë dhe në Ligën Ballkanike”, thuhet në një njoftim të Pejës.
Komisioni Arbitrar i FBK-së është mbledhur të martën, por nuk ka marrë vendim. “Peja ka dorëzuar si provë të re një video. Komisioni është mbledhur sot, por për shkaqe teknike nuk ka marrë vendim. Vendimi do të merret të mërkurën”, ka thënë të martën Leart Hoxha, sekretar i përgjithshëm i FBK-së.
Besim Kelmendi paraqet kërkesë për lirim nga pozita e U.D. K...
Mbi 1400 gjoba dhe 51 aksidente brenda një jave në rajonin e...
Pas vrasjes makabre, Kushtrim Kokalla me Naim Murselin qëndr...
Avokati i familjes së Marigona Osmanit kërkon të mbetet burg...
Gjoba kompanive që kryejnë punime me kamion për bartjen e dh...
Radoniqi: Vetëm 35% e komisionerëve në zgjedhjet e 28 dhjeto...