Nesër do të fillojë edhe zyrtarisht pjesa e dytë apo sezoni pranveror në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Pas rreth dy muajve pushim, futbolli elitar i Kosovës do të rikthehet përsëri me pjesën e dytë të sezonit, ku zhvillohet xhiro e 19-të.
Xhiroja e 19-të ka në program dy ndeshje për t’u zhvilluar të premten, dy tjera të shtunën dhe një të hënën. E diela do të jetë pushim shkaku i zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në Kosovës.
Të premten, Ballkani është nikoqir i Dukagjinit, teksa Drita e pret Malishevën në Gjilan.
Llapi-Gjilani dhe Prishtina-Suhareka do të luajnë të shtunën, teksa ndeshja e fundit e xhiros zhvillohet të jenën mes Ferizajt dhe Feronikelit ’74.
Të gjitha ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 12:00.
Negociatori iranian thotë se Teherani është “i përgati...
Abdixhiku e Osmani vazhdojnë së bashku vizitat nëpër familje...
Moti nesër me vranësira e shi
Yamal tërhoqi vëmendje në Barcelonë – valëviti flamuri...
Këta janë gjashtë kandidatët e vetëm të PSD-së për zgjedhjet...
Kurti takon Zyrtaren për Kosovën në Ministrinë Federale për ...