Rangersi fitoi me rezultat 4-2 në udhëtim te Kilmarnoku në kuadër të xhiros së 28-të të kampionatit elitar të Skocisë.
Ndeshja solli një përmbysje spektakolare, ku Nedim Bajrami luajti një rol kyç duke shënuar golin e katërt të skuadrës së tij, pesë minuta para fundit.
Bajrami hyri në fushë në minutën e 78-të dhe vetëm shtatë minuta më vonë la gjurmë në ndeshje.
Me një goditje të shpejtë në zonë, ai siguroi që Rangersi të largohej me tre pikë të rëndësishme.
Ky gol është i dyti i tij në këtë sezon në elitën skoceze, ku ai ka regjistruar gjithashtu një asistim.
Me këtë fitore, Rangersi mbetet i vendosur në vendin e dytë të tabelës me 59 pikë, duke ndjekur Celticun, i cili drejton klasifikimin me 72 pikë. /Telegrafi/
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...