Duke marrë parasysh afërsinë me fushën, ndoshta është një surprizë që nuk ndodh më shpesh.
Por, kur një fotograf i Kupës së Botës e gjeti veten nën lojtarët kroatë gjatë gjysmëfinales Angli – Kroaci, ai iu afrua aksionit më shumë se ç’mund të kishte imagjinuar, transmeton portali arbresh.info.
Në stadiumin Luzhniki të Moskës për të dokumentuar ngjarjen, fotoreporteri i AFP Yuri Cortez u bë pjesë e festës së golit të Mario Mandžukić.

Loja e rregullt Angli – Kroaci përfundoi 1 me 1, duke shkuar me vazhdim ku Mario Mandžukić shënoi golin e fitores (109’) dhe humbi shpresat e Tre Luanëve për të shkuar në finale.
Kjo është hera e parë që skuadra nga Ballkani Perëndimor shko në finalen e një gare të tillë prestigjioze siç është Kupa e Botës./Arbresh.info/



Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...