Tirana do të jetë nikoqire e Turneut Ndërkombëtar të mundjes “Muhamet Malo Ranking Series”, që do të mbahet nga 26 shkurti deri më 2 mars 2025 në Pallatin e Sporteve “Feti Borova”.
Njoftimi është bërë nga Komiteti Olimpik Shqiptar.
Tirana do të mirëpresë Turneun Ndërkombëtar “Muhamet Malo Ranking Series”, që do të mbahet nga data 26 shkurt deri më 2 mars 2025. Kjo ngjarje që po mbahet në Pallatin e Sporteve “Feti Borova” është pjesë e serisë së dytë të renditjes nga United World Wrestling për vitin 2025 dhe do të sjellë në Shqipëri mbi 720 mundës nga e gjithë bota, përfshirë kampionë olimpikë dhe botërorë”, ka bërë të ditur KOSH. “Pjesëmarrësit vijnë nga Irani, Japonia, Ukraina, Gjeorgjia, Armenia, Kina, Kazakistani, Kirgistani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të garojnë në tre stile: mundje e lirë, mundje greko-romake dhe mundje për femra. Ekipi Kombëtar i mundjes do të garojë në shumë pesha, ndërsa konfirmohet pjesëmarrja e medalistëve olimpikë, Islam Dudaev dhe Chermen Valiev”./RTK/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...