Federata e Futbollit e Suedisë ka njoftuar se të gjitha biletat për dy ndeshjet e tetorit janë shitur.
Më 10 tetor, Suedia pret Zvicrën në Solna, në ndeshjen e tretë kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Ndërkohë, më 13 tetor zhvillohet ndeshja Suedi – Kosovë në stadiumin “Ullevi” të Goteborgut, i cili ka një kapacitet prej 43 mijë ulësesh.
Stadiumi pritet të jetë i mbushur përballë Kosovës e drejtuar nga Franco Foda.
Suedia është mbrapa në garën për kualifikim. Më 5 shtator barazoi 2:2 ndaj Sllovenisë në Lubjanë, ndërsa më 8 shtator pësoi një humbje 2:0 nga Kosova në Prishtinë./rtk
Rooney kritikon Marescan: Ka zgjedhur ‘luftën’ e gabuar
Fushë Kosovën e presin shumë projekte infrastrukturore, para...
Presidentja Osmani shkon në Mitrovicë për t’a uruar kryetari...
BBC: Personat e armatosur në Sydney kishin lidhje me ISIS-in
Vdekja misterioze e argjentinases në Fushë- Kosovë, prindëri...
Policia kërkon bashkëpunim për arrestimin e një personi, dys...