Kreshnik Hajrizi ka qenë një prej lojtarëve më të dalluar tek Kosova në dy përballjet e marsit në kuadër të play-offit të Kampionatit Botëror.
Mbrojtësi dardan i cili zëvendësoi kapitenin Amir Rrahmani, realizoi gol në ndeshje me Sllovakinë dhe pati një super paraqitje ndaj Turqisë pavarësisht humbjes, shkruan Arbresh.info.
Sot ai ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku theksoi se për vendin është i gatshëm gjithmonë të jep shumë.
“Kosova ime,
Atë natë nuk ishte thjesht futboll… ishte një ndjenjë që të pushton krejt. Na dhe krenari, na dhe forcë, na dhe arsye për të luftuar deri në fund. Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo shqiptar kudo që është.
Kjo është vetëm fillimi… sepse për Kosovën, ne japim gjithmonë më shumë.”
Kujtojmë se Turqia siguroi pjesëmarrjen në një Kampionat Botëror pas 24 vitesh./Arbresh.info
Osmani në mbështetje të fëmijëve me autizëm: Meritojnë mirëk...
Deputetët e PDK, LDK, AAK thërrasin mbledhje të komisionit p...
“Shqipëria gëzon respekt në arenën ndërkombëtare”, Rama: 1.5...
Pas presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, largohet...
Konjufca takon Malajn, theksohet koordinimi i përbashkët në ...
Tërmet i fuqishëm godet Indonezinë, një person mbetet i vdek...