Turmat në stadiumin Santiago Bernabeu kanë bërë të qartë se kush duan ata të kalojë herën tjetër në derën e Real Madridit derisa po prisnin prezantimin e Eden Hazardit.
Sulmuesi Kylian Mbappe i Paris Saint Germainit është përfolur shumë për transferim te ‘Los Blancos’ ndërkohë që ishte subjekt i shumë brohoritjeve nga 50 mijë tifozë brenda në Bernabeu, transmeton portali arbresh.info.
“Ne duam Mbappen! Ne duam Mbappen”, dëgjohen brohoritjet e tifozëve gjatë prezantimit të Hazardit.
Reprezentuesi belg nënshkroi kontratë derisa ishte i shoqëruar nga presidenti Florentino Perez.
Numri i fanellës së tij mbetet ende i panjohur./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...