Rahem Sterling duket se ka bërë një kthesë të fortë sa i përket të ardhmes së tij.
Nëse në fillim të sezonit sulmuesi i Manchester Cityt theksoi hapur se mund të ndryshonte skuadër, madje që në muajin janar, tashmë britaniku është i gatshëm të negociojë rinovimin e kontratës e cila skadon për 18 muaj.
Ndryshimi i sjelljes së Sterling ka të bëjë me faktin se raporti i tij me trajnerin, Pep Guardiola është përmirësuar dhe spanjolla është bërë më “i dashur” me yllin e ekipit teksa i ka rezervuar më shumë minuta në fushë.
Në këtë formë, pavarësisht një dëshire të lojtarit për të luajtur në Spanjë me Real Madrid apo Barcelonën, te Manchester City tashmë janë të sigurt se përmirësimi i marrëdhënies me trajnerin do t’i lejojë atë të rinovojë kontratën me 27-vjeçarin.
Kështu, nga muaji i ardhshëm do të nisin bisedimet me Sterling, i cili është pjesë e “Citizens” prej vitin 2015, kur u transferua nga Liverpool për shumën e 49 milionë paundëve. Ndërkonë, në këtë sezon sulmuesi anësor ia ka dalë të shënojë shtatë gola në 17 paraqitje me fanellën e Manchester Cityt./Arbresh.info
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...