Ndryshime te lista e Argjentinas, një sulmues humbet pjesëmarrjen në Katar

21:51 | 17 Nëntor 2022
KRG

Ndryshime në listën e kombëtares së Argjentinës në prag të Kupës së Botës në Katar. Trajneri Lionel Scaloni humbet shërbimet e Nico Gonzalez, sulmuesit anësor që aktivizohet në Serie A me skuadrën e Fiorentinës. Në stërvitjen e fundit të “Albicelesteve”, Gonzalez ndjeu shqetësime muskulore dhe në këtë formë trajneri Scaloni mori vendimin për ta zëvendësuar.

Tashmë, Argjentinës do t’i bashkohet Angel Correa, lojtari i Atletico Madrid. Sulmuesi i skuadrës spanjolle ishte një opsion deri në momentin e fundit, por trajneri Scaloni grumbulloi Dybalën në vendin e tij.

Gjithsesi, Correa pati fatin me vete dhe tashmë mund të përfaqësojë kombëtaren në eventin më të rëndësishëm, Kupën e Botës. Kujtojmë se, Argjentina është shortuar në Grupin C së bashku me Arabinë Saudite, Meksikën dhe Poloninë teksa rrugëtimin në Katar e nisin më datë 22 nëntor në ndeshjen ndaj Arabisë Saudite.

Shpërndaje në rrjete sociale