Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.
Përballja e parë luhet ndaj Serbisë me 7 qershor dhe kundër Letonisë me 10 qershor.
Trajneri Sylvinho ka bërë publike listën me 27 lojtarët e ftuar për këto dy përballje të rëndësishme.
Ai komentoi sfidën me Serbinë, ndërsa tha se përtej historisë, futbollistët duhet të përqendrohen te loja.
“Timonieri” i kuqezinjve u shpreh se kundërshtarët janë në nivel të lartë në aspektin fizik, por shtoi se Shqipëria do jetë në fushën e blertë për të luajtur futbollin e saj.
“Ky është një moment delikat, pasi shumica e lojtarëve janë në përfundim, ose e kanë përfunduar sezonin. Ndaj për shkak të këtij momenti shumë specifik, na duhet të punojmë fort këto rreth 7 ditë. Kemi përballë dy kundërshtarë fizik. Unë kam nevojë për të gjithë lojtarët. Duhet të përqendrohemi vetëm në fushën e lojës. Të ruajmë identitetin tonë. E kuptoj peshën e sfidës ndaj Serbisë, por duhet të fokusohemi vetëm tek loja jonë dhe të hyjmë në fushë vetëm për të bërë lojën tonë”, tha ai, përcjell abcnews.
Hetemi gati për ta dorëzuar mandatin e kryetarit të Leposavi...
Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës
Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, Syla: Mos kaloni nga Se...
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...