Ishte paraparë fillimisht që ndeshja të zhvillohet nga ora 18:00, por për shkaqe teknike është vendosur që të mbahet në ora 19:00.
Këtë e bën të ditur Federata e Futbollit të Kosovës, raporton arbresh.info.
Sipas FFK-së, Kosovë – Danimarkë që zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytet, do të mbahet në 19:00, kurse dyert hapen nga ora 17:00.
“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se ndeshja miqësore ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës do të zhvillohet sonte me fillim në orën 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Kjo ndeshje fillimisht ishte paraparë të luhej nga ora 18:00, por për shkaqe teknike me vendim të UEFA-s termini i ndeshjes është zhvendosur në orën 19:00. Si rrjedhojë kompania përgjegjëse për shitjen e biletave një numër të biletave i ka shtypur paraprakisht me orën e nisjes së ndeshjes në 18:00, prandaj luten qytetarët që ta kenë parasysh faktin se ndeshja do të nisë në orën 19:00”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Nagavci kërkon nga PDK dhe LDK propozimin e tre kandidatëve ...
Diaspora nis peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për zgj...
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Dënimet me vdekje në SHBA, Administrata Trump: Edhe me pushk...
Kurti deklarohet pas ofertës për PDK-në e LDK-në për preside...
Mustafa i përgjigjet VV-së: Propozojini me PDK-në tre emra p...