Me 11 qershor, në stadiumin, ”Fadil Vokrri” në Prishtinë do të organizohet një ndeshje futbolli për nder të 26 vjetorit të çlirimit të kryeqytetit.
Kjo ndeshje është emëruar si ”Ndeshja e Yjeve”, pasi do të marri pjesë futbollistë të njohur, sportistë të ndryshëm, politikanë, këngëtarë e gazetarë.
Tashmë janë publikuar emrat e të gjithë atyre që do të zbarkojnë në stadium, ku do janë ndarë edhe ekipet.
Njëra skuadër do të udhëhiqet nga trajnerët, Afrim Tovërlani e Arbnor Morina, ndërsa tjetra nga Ismet Munishi e Ajet Shosholli.
Futbollistë aktiv të Kosovës, Milot Rashica, Edon Zhegrova, Albion Rramani e Meriton Korenica do të jenë prezent me emra të tjerë të pensionuar, si Shefki Kuqi, Debatik Curri, Muharrem Sahiti, Kushtrim Mushica.
Në mesin e tyre do të ketë edhe politikan, ku i pari i Prishtinës, Përparim Rama do të jetë kundërshtar i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut.
Në këtë ndeshje do të jenë të pranishëm edhe këngëtarët si, Ledri, Fero, Afrim Muqiqi, Meda, Capital T, Majk e të tjerë.
LISTA E PLOTË ME EMRAT E TË DYJA SKUADRAVE:

Spiropali uron Kurtin dhe Haxhiun: Mbështetje për Kosovën në...
Kamberi uron Kurtin: Besoj që Qeveria e re do ta vendosë çës...
Intonohet himni i Republikës së Kosovës, Lista Serbe lëshon ...
Pacolli: Urime Kryeministër Kurti dhe anëtarëve të tjerë të ...
Kuvendi zgjedh Qeverinë e re
Pensionisti proteston para Kuvendit: 43 vjet punë, prej 201...